Champions League/ Chelsea dhe Benfica, dy çerekfinalistët e parë ..

Jil
Jil
3 Min Read

Në “Stamford Bridge”, blutë e Chelseas fituan 2-0 ndaj gjermanëve të Borussia Dormundit dhe u kualifikuan për në çerekfinale. Ndërkohë, në shtëpinë e tyre në Lisbonë, Benfica nuk fali dhe fitoi me rezultatin 5-1, duke kaluar gjithashtu në turin tjetër.

ANGLI – Të martën në mbrëmje janë luajtur dy ndeshjet e para të kthimit të raundit të 1/16-ave të Champions League. Në “Stamford Bridge”, blutë e Chelseas fituan 2-0 ndaj gjermanëve të Borussia Dormundit, duke përmbysur rezultatin e takimit të pare 0-1, por edhe duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të çerekfinale të Champions League. Ndërkohë, në shtëpinë e tyre në Lisbonë, Benfica nuk fali dhe fitoi me rezultatin 5-1, duke kaluar gjithashtu në turin tjetër.

Chelsea ka arritur të kualifikohet për çerekfinalet e Champions League. Londinezët fituan sot përballë Dortmund me rezultatin 2-0 në “Stamford Bridge”. Ata shënuan nga një gol në çdo pjesë. Ishte Sterling ai që shënoi i pari në fundin e pjesës së parë në minutën e 43-të. Në pjesën e dytë Havertz (54’) dyfishoi nga pika e bardhë e penalltisë në 2-0, pas ekzekutimit për herë të dytë të 11-metërshit. Në të parën, gaboi, goditi shtyllën, por gjyqtari urdhëroi përsëritjen, pasi disa lojtarë të Dortmundit kishin hyrë në zonë.

Minutat e mbetura Dortmund u mundua të shënonte një gol që do ta çonte ndeshjen në shtesë, por nuk mundën, pasi Chelsea ishte i tëri i mbyllur prapa. Ndeshja e parë në “Signal Iduna Park” kishte përfunduar 1-0 për gjermanët. Blutë e Londrës arritën kështu të bëjnë përmbysjen. Rezultati i përgjithshëm shkon kështu në 2-1.

Ka përfunduar në Lisbonë me rezultatin e thellë 5-1, takimi i kthimit për Champions League mes Benficës dhe Club Brugge. Portugerzët zhbllokuan sfidën që në minutat e para të lojës, por ishte VAR ai që i ndali. Ata patën raste të shumta dhe të njëpasnjëshme që u konkretizuan me gol në minutën e 38-të. Ishte Rafa Silva ai që shënoi pas një aksioni të rrjedhshëm të Benfikës.Në të 45’+2 ishte Ramos që dyfishoi sfidën pas disa kalimeve mjaft të bukura në zonë.

Në pjesën e dytë ishte Ramos ai që shënoi sërish të tretin për sfidën dhe të dytin personal. Joao Maria shënoi të katërtin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 71-të. Gjashtë minuta më vonë ishte i sapofuturi Neres, që pesëfishoi rezultatin në 5-0. Miqtë shënuan një gol nderi me Meijer në të 87-tën që shënoi një super gol Ndeshjen e parë në Belgjikë fituan 0-2 dhe rezultati i përgjithshëm shkoi në 7-1.noa.al

Lexo të radhës

Ronaldo fiton miliona edhe kur fle gjumë!

Barcelona kalon në epërsi ndaj Realit

FIFA përzgjedh 11 futbollistët më të mirë të vitit..

Arsyeja pse e dashurojmë futbollin

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *