Champions League/ Milan mund Napolin, por kualifikimi mbetet ende i hapur!

Jil
Jil
1 Min Read

ITALI- Në “San Siro” u luajt ndeshja e parë çerekfinale mes Milanit dhe Napolit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 41-në favor të skuadrës së Milanit.

Një aksion fantastik i nisur nga “fantazisti” Brahim Diaz ka përfunduar në gol. Fillimisht spanjolli dërgon një top te “luzitani”, Rafael Leao, i cili me një kros të lehtë e çon topin te algjeriani, Ismail Bennacer, i cili me një goditje fantastike në brendësi të zonës mposht portierin Meret. Rezultati shkon në 1-0.

Me këto shifra 1-0 u mbyll i pjesa e parë.

Ndërkohë në të dytën e njëjta histori të dyja skuadrat në sulm, Milani më tepër nëpritje duke tentuar kundërsulmet ndërsa Napoli në përpjekjet për të barazuar shifrat.

Me sa duket taktika e Piolit funksionon më mire dhe brenda 4 minutave Anguissa lë skuadrën e Spaletit me 10 lojtarë duke marrë dy kartona të verdhë në përpjekje për të ndalur kundërsulmet e Milanit.

Minutat në vazhdim folën sërish për Napolin i cili edhe pse në inferioritet numerik pati disa raste por u përbal me një Meignan në superfomë që mbajti portën e tij të paprekur.NOA.AL

SHIKO VIDEON

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *