
Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.
Dy të rinjtë, 38 dhe 25 vjeç, u kapën në flagrancë me një sasi prej 23 kilogramësh kokainë të pastër.
Operacioni u zhvillua në zonën “Greve in Chianti”, ku agjentët kishin vendosur në vëzhgim apartamentin e 38-vjeçarit, i cili ndodhej në rrugën “Via Zani”.
Pas një periudhe hetimesh të fshehta, oficerët vunë re lëvizje të dyshimta nga i dyshuari, i cili doli nga banesa me një çantë në dorë dhe e vendosi në makinën e tij.