Cili do të jetë vendimi i parë i Donald Trump si President?

Editor
1 Min Read

Donald Trump do të jetë presidenti i 47-të i Shteve të Bashkuara të Amerikës, pas një fitoreje të thellë përballë kandidates demokrate Kamala Harris.

Por cili do të jetë vendimi i parë që do ta marrë Trump pas betimit në janar të vitit të ardhshëm?

Zëdhënësja e Donald Trump, Karoline Levitt ka thënë për mediat amerikane se vendimi i parë që do të marrë Presidenti i ri do të jetë “dëbimi masiv i emigrantëve të paligjshëm”.

Kujtojmë që një nga premtimet kryesore që dominuan fushatën e Trump ishte lufta ndaj emigracionit të paligjshëm.

Madje këtë premtim Trump e përsëriti edhe në fjalimin e tij të parë pas rezultateve që e nxirrnin atë fitues, ku deklaroi se në SHBA nuk do të lejohen emigratë të paligjshëm, duke shtuar se Amerika është e hapur vetëm për ata që hyjnë ligjërisht.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *