Çmendet’ moti, stuhi të mëdha shiu dhe erëra të forta

Editor
1 Min Read

Moti i keq ka goditur sërish Italinë mëngjesin e kësaj të enjte. Sipas mediave vendase, deri më tani janë prekur dy rajone, Toskana dhe Liguria, ndërsa situata paraqitet shumë problematike. Furtuna ka detyruar pushuesit të ndërpresin në mes pushimet në plazhet në Viareggio dhe Lido di Camaiore, ndërsa si pasojë e erës së fortë janë shkatërruar disa objekte e janë rrëzuar pemë në rrugë.

Era e fuqishme e nisur që prej mëngjesit të së enjtes dhe është shoqëruar më pas me rrebeshe shiu, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se kanë marrë me dhjetëra telefonata për shkak të përmbytjeve apo bllokimit të rrugës, si pasojë e rrëzimit të pemëve. Në zonën e Ventimiglia, dy kabina elektrike u përfshinë nga flakët, por fatmirësisht deri tani, nuk ka raportime për persona të lënduar, teksa dëmet janë të konsiderueshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *