Çmendet’ moti, stuhia me breshër e dëborë godet jëtë vend

Editor
1 Min Read

Qyteti bregdetar i Malaga-s dhe zona përreth u mbuluan nga një shtresë e bardhë breshëri dhe dëbore pas një stuhie të rrallë që goditi Spanjën. Pamjet tregojnë rrugë të përmbytura dhe reshje të mëdha breshëri në Alhaurín el Grande, Campanillas, Puerto de la Torre dhe Teatinos.

Agjencia spanjolle e meteorologjisë, Aemet, lëshoi paralajmërime për reshje të dendura dhe breshër, ndërsa stuhia Martinho solli dëborë në Parkun Kombëtar Sierra de las Nieves dhe Torcal de Antequera, duke krijuar një peizazh spektakolar.

Ndërkohë, reshjet ekstreme kanë shkaktuar përmbytje edhe në juglindje të vendit. Në Murcia, shirat e dendur përmbytën rrugë dhe qendra tregtare. Ekipet e emergjencës shpëtuan disa persona të bllokuar në makina dhe varka.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al