JiL.al - Jeto i Lumtur

Cristiano Ronaldo nuk ndalet, shënon dhe asiston në fitoren

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email


Cristiano Ronaldo ka kapur formën e tij më të mirë prej se ka kaluar te Al Nassr në elitën e futbollitë të Arabisë Saudite.

Në ndeshjen e sotme që Al Nassr e fitoi ndaj Al Taee me rezultat 2-1 si mysafir, portugezi ishte protagonist me një gol dhe një asistim.

Fillimisht ai asistoi te goli i Taliscas në minutën e 32-të për rezultatin 1-0. Por vendasit barazuar në minutën e 79-të, ku iu desh Ronaldos ta zgjidhte sfidën.

Ai shënoi nga pika e bardhë për 2-1 në minutën e 87-të të ndeshjes për 2-1, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.

Pas kësaj fitoreje Al Nassr është në vendin e tretë me 18 pikë, një më pak se Al Taawon dhe Al Ittihad që kanë nga 19 pikë.

Ronaldo ka arritur të shënojë në gjashtë ndeshje radhazi, plot nëntë herë, ndërsa në total ka 10 gola dhe është lider në listën e topshëneve. /Telegrafi/

Scroll to Top