Daku-Muçi udhëheqin sulmin kuqezi, publikohen formacionet

Editor
1 Min Read

Pas rreth 1 ore Kombëtarja jonë do të zbresë në fushën e mitikut të Tiranës, “Air Albania”, ku përballë tyre është Ukraine , në sfidën e vlefshme për xhiron e 6-t dhe të fundit të këtij edicioni, të Nations League, ku padyshim rezultati që kërkohet është fitorja.

Sa i përket formacioneve tekniku Sylvinho ka vendosur të përdorë të njëjtin formacion 4-3-3, ku në portë sërish vendoset Strakosha, ndërsa në krahët e mbrojtjes janë Balliu e Mitaj, me qendrën që mbulohet nga Ajeti e Ismajli, kjo për shkak të mungesës së Berat Gjimshitit.

Para mbrojtjes vendosen Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Ernest Muçi, Bajrami e Laçi vendosen pas “bomberit” të vetëm, Mirlind Daku.

Në krahun tjetër, tekniku Serhiy Rebrov ka besuar sërish “yjeve” të tij, teksa ka hedhur në fushë lojtarë me shumë kualitet, si Dovbyk, Mudryk, Konoplya e Sudakov.
Formacionet zyrtare:

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *