
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka folur përpara ndeshjes së radhës kundër Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 në “Air Albania”.
Daku ka thënë se në ndeshjen e parë ndaj Letonisë ekipi ka pasur shumë raste, por ka munguar agresiviteti te finalizimi. “Kemi pasur shumë raste dhe mund të fitonim, por shpresoj që në ndeshjen e radhës të fitojmë, pasi kemi mësuar nga gabimet që kemi bërë”, ka thënë ai.
Sulmuesi ka theksuar rëndësinë e forcës dhe bashkimit të ekipit. “Duhet të gjejmë forcën dhe të japim maksimumin për t’i fituar këto ndeshje, për të qenë më të qetë.