Dalin emrat e çiftit të moshuar të vrarë në Dropull

Editor
2 Min Read

DROPULL- Një çift të moshuarish janë gjendur të vdekur ditën e sotme në fshatin Bodrishtë në Bashkinë Dropull. Mësohet se çifti i të moshuarve është gjendur me shenja të shumta dhune në trupat e tyre.

Të moshuarit e vdekur janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. Dyshohet se të moshuarit mund të jenë dhunuar për vdekje, ndërkohë që autorët dhe shkaqet ende nuk dihen. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Policia vendore informon se ‘Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *