Dalin para Gjykatës 4 të rinjtë që akuzohen për vrasjen…

Editor
2 Min Read

ELBASAN- Katër të rinjtë që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, dalin sot para Gjykatës së Elbasanit. Autori kryesor i dyshuar për krimin është Orgito Çarçiu, i cili nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 12 vite burg.

Gjithashtu pritet vendim për të arrestuarit e tjerë, përkatësisht për; Ergi Karaj, Stiven Murati,Xhonatan Çekrezi. Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj të këtij viti në qytetin Gramshit. Të miturit akuzohen për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Si ndodhi ngjarja?

16-vjeçari Bici u vra me thikë pas një sherri me 4 bashkëmoshatarë. Ai ka qenë në shkollë atë ditë dhe pasi përfundoi mësimin pa kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Mirëpo, si pasojë e goditjeve me thikë, humbi Bici, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.

4 të rinjtë, pas arrestimit nga policia ditën e ngjarjes, në prani edhe të psikologut, rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë, mirëpo vijoi edhe më tej në rrjetet sociale. Në dosjen e prokurorisë, citohen edhe mesazhe të shkëmbyera mes djemve në konflikt në platformën sociale snapchat ku i dërgonin njëri tjetrit thika dhe përforcues grushti e duke thënë se këto mjete do t’i përdornin ndaj njëri-tjetrit dhe për fat të keq kështu ndodhi duke përfunduar në një tragjedi.

Seanca e radhës do zhvillohet më 18 mars.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *