JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbuloni se çfarë prisni në dashuri me ndihmën e kartave!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nëse keni zgjedhur kartën numër 1

Për ju dashuria është ndërtim. Një marrëdhënie duhet të ketë baza të forta, të cilat krijohen në çift. Kur dashuroni, përpiqeni të krijoni një lidhje të qëndrueshme me personin tjetër.

 
Pasioni është i rëndësishëm, por jo themelor.  Ju nuk jeni në gjendje të dashuroni nëse nuk e njihni thellë tjetrin. Prandaj, kur më në fund konsolidoni një marrëdhënie, ajo është e fortë dhe e qëndrueshme.

Nëse keni zgjedhur kartën numër 2

Gjëja më e rëndësishme është pasioni. Për ju, dashuria ka të bëjë me atë që ju zgjon personi tjetër . Keni tendencë të keni marrëdhënie të shkurtra, por intensive. Në periudhën e shkurtër që zgjasin, nuk e keni problem të jepni maksimumin, por kur pasioni ka mbaruar, nuk hezitoni t’i jepni fund lidhjes.

 
Ditën që do të gjeni personin e duhur, për të cilin nuk reshtni kurrë së ndjeri dëshira, në këtë rast nuk do ta keni problem ta lini veten plotësisht. 

Nëse keni zgjedhur kartën numër 3

Jetoni dashurinë tuaj me intensitet, nuk qëndroni me një dashuri që nuk ka të njëjtat qëllime tuaja. Kur bie në dashuri me një person, je i aftë të japësh gjithë zemrën tënde dhe nuk ke asnjë dyshim.

Më shumë se një herë vendosmëria juaj dhe forca e ndjenjave tuaja ju bënë të kaloni momente të këqija . T’i japësh gjithçka që ke personit që do, dhe të mos marrësh atë që prisje në këmbim, të ka shkatërruar zemrën. Por për fat të mirë, ju nuk ndaloni së besuari në dashuri. 

Nëse keni zgjedhur kartën numër 4

Jeni nga ata persona që bien në dashuri me shikim të parë . Dashuria për ju është gjithçka, ajo është masa e të gjitha gjërave. Jeta pa dashuri nuk ka kuptim. Dashurinë e kuptoni si një ndjenjë të pastër, në marrëdhëniet tuaja gjërat shkojnë përmes ndjenjave dhe asnjëherë përmes intelektit.

Ndonjëherë marrëdhëniet tuaja mund të mos zgjasin shumë, sepse kur e humbisni atë magji, nuk ka kuptim të vazhdoni me atë person. Megjithatë, kur gjen dashurinë e vërtetë, i jep vetes pa masë. 

Burimi: namastest.net

Përkthyer nga: JiL.al. Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa autorizimin e redaksisë

Scroll to Top