Debutim i shkëlqyer i Armando Brojës

Jil
Jil
1 Min Read

ANGLI – Armando Broja ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me Burnleyn, duke asistuar pas 5 minutash lojë në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Derby County.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u zgjodh titullar në këtë duel, pasi në dy takimet e para në kampionat, ai nuk ishte as në stol.

23-vjeçari kuqezi mori një top në zonë, lëvizi bukur dhe asistoi për shokun e ntij të skuadrës, Aaron Ramsey, i cili e çoi topin në rrjetë me anë të një goditje të saktë.

Në minutën e 63-të, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, u zëvendësua nga 35-vjeçari veteran Ashley Barnes. Ndeshja përfundoi 2-1, pas golit të Sonne në kohën shtesë (90’+1), dhe Burnley u kualifikua për në turin tjetër të Kupës së Ligës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania