Del foto e të riut që u vra në Shkodër

Editor
1 Min Read

Në foto është Ramazan Mataj 33-vjeç i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në fshatin Dragoç në Shkodër.

Ai është vrarë me armë zjarri brenda makinës. “Rreth orës 07:15 në fshatin Dragoç, në rrugë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz me drejtues Ramazan Mataj 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën” njofton policia.

Ishin banorët që kanë parë personin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *