Dëmtohet cisterna e gazit në qendër të Elbasanit

Editor
1 Min Read

Në një cisternë gazi në një pikë karburanti në afërsi të qendrës së Elbasanit është konstatuar se kishte rrjedhje gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj fundjave.
Për të evituar një incident me pasoja të rëndë është boshatisur lokali dhe pallati që shtrihet karburantit.

Ndërkaq, është ndërprerë edhe energjia elektrike, ndërsa disa rrugë janë bllokuar dhe po monitorohen nga forca të shumta policie.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikësja të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.
Ende nuk dihen shkaqet se përse cisterna është dëmtuar, por fatmirësisht sipas burimeve zyrtare të policisë gjithçka ka kaluar pa pasoja dhe situata është nën kontroll .

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *