Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg rivali kryesor i Erdogan

Jil
Jil
1 Min Read

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprat penale “fyerje publike” dhe “kërcënim” nga një gjykatë turke, këtë të mërkurë.

Pavarësisht dënimit me burg, Imamoglu i shpëtoi kufizimeve në aktivitetin e tij politik, e po ashtu u lirua nga akuza për “shënjestrimin e individëve që kanë shërbyer në luftën kundër terrorizmit”.

Konkretisht, Imamoglu u dënua me një vit, 5 muaj e 15 ditë burgim për “fyerje publike të një zyrtari publik” dhe dy muaj e 15 ditë për “kërcënime”.

Vlen të përmendet se ai përballej me një dënim maksimal me burg prej 7 vitesh e katër muajsh. Hetimi i prokurorisë kundër tij në këtë rast u urdhërua më 20 janar për deklaratat që ai bëri në një intervistë televizive në lidhje me kreun e Prokurorisë Publike të Stambollit, Akin Gürlek, dhe familjen e tij.

Seanca dëgjimore u zhvillua në Gjykatën e 14-të të Lartë Penale të Stambollit, e vendosur në kampusin e Burgut Marmara dhe zgjati afërsisht 45 minuta.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania