Dënohet me 24 vite burg shqiptari që vrau partneren

Editor
1 Min Read

Gjykata italiane ka dënuar me 24 vite burg shqiptarin Avni Meçe, për vrasjen e parteres së tij.

Gjykata e Bolzanos vendosi të dënojë shqiptarin, pasi në 22 tetor të vitit 2022 ai vrau me çekiç partneren e tij Elena Mocanu. Prokurorja e çështjes kishte kërkuar burgim të përjetshëm për shqiptarin, ndërsa avokati i Meçes kishte kërkuar një dënim më të lehtë, por në fund gjykata vendosi ta dënojë me 24 vite burg.

Dy vite para vrasjes, shqiptari ishte denoncuar për dhunë nga bashkëjetuesja e tij rumune. Pas disa kohësh pati një afrim mes të dyve deri në epilogun tragjik që u mbyll me vrasjen e gruas.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *