GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me gjashtë vite burg ish-kreun e Kadastrës, Florian Taçi. Taçi akuzohet për falsifikim, mashtrim dhe shpërdorim i detyrës. Gjithashtu së bashku me Taçin janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi.
Ish-kreu i Kadastrës u arrestua më 28 Shkurt të këtij viti dhe më pas u la në arrest shtëpiak, ku qëndron prej shtatë muajsh. Megjithatë për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ndaj taçit zbret në 4 vite dhe 6 muaj burgim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.