Sipas mediave vendase, autoritetet kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Siç raportohet, hetimi për të zbardhur këtë rast ka nisur si rezultat i denoncimit nga ana e një qytetari, i cili ka denoncuar deputetin Muja dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Sipas informacioneve bëhet me dije se denoncuesi pretendon se Armend Muja e ka ndaluar në rrugë të mërkurën pasdite, dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese.
Sipas dëshmisë së tij, të dhënë para hetuesve policorë, Muja i ka thënë viktimës “A je ti… o shikofc i bradashit, do ta shohësh kush jam unë”, raportojnë mediat kosovare.
Ai ka deklaruar se është ndier i kërcënuar nga deputeti Muja, prandaj ka vendosur që ta njoftojë Policinë e Kosovës.