I dënuar me burg për vjedhjen e një automjeti, arrestohet 32-vjeçari

Editor
1 Min Read

Ardit Gjondedaj (Nuhu) është arrestuar nga policia në Lushnjë. Mësohet se 32-vjeçari ishte i dënnuar me 5 vjet burg, pasi ka vjedhur në vitin 2020 një automjet tip “Audi”.

Gjithashtu, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i Policisë:

I dënuar me 5 vjet burgim për vjedhjen e një automjeti, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin në kërkim:

Ardit Gjondedaj (Nuhu), 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjykata e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 14.10.2020, në qytetin e Lushnjës, ka vjedhur një automjet tip “Audi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *