Deputeti shqiptar zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Editor
1 Min Read

Deputeti i Forumit Shqiptar nga rradhët e Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Camaj, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Camaj u votua nga 43 deputetë dhe nuk mori asnjë votë kundër.

Bëhet me dije se deputetët e Partisë Boshnjake nuk morën pjesë në votim. Camaj ushtron detyën si deputet që prej 29 korrikut të vitit 2023.

“Krahas përvojës 20 vjeçare të punës në profesion, në Gjimnazin e Tuzit është marrë me veprimtari të ndryshme shoqërore dhe politike dhe disa herë ka mbajtur poste të ndryshme. Ka qenë ndihmës sekretar për informim, pastaj kryetar i Kuvendit të Komunës së Tuzit, drejtor i Komunës së Tuzit, si dhe këshilltar në Komunën e Tuzit në disa raste. Ai ushtron detyrën e deputetit që nga 29 korriku 2023” , thuhet në memorandum.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *