JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestohet 61-vjeçari i shumëkërkuar në Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Deputetja e PL Monika Kryemadhi u shpreh në një emision televiziv, se beson që reforma në drejtësi ka bërë punë të mirë dhe se nuk mund të shprehet se ka dështuar 100 %, edhe pse nënvizoi se ka ende vend për përmirësim.

Ndërsa komentoi edhe sekuestrimin e telefonit të saj, e ka cilësuar një veprim të paligjshëm dhe se do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese.

Pjesë nga intervista:


Monika Kryemadhi: Telefoni është në sekuestro në mënyrë të paligjshme. Është veprim ekses. Do e çoj edhe në Gjykatë Kushtetuese. Unë nuk jam partizane e sfidimit të sistemit, As SPAK dhe as gjykatën sepse janë ligje që i kam votuar vetë. S’kam të drejtë të flas, mund ta mbaja gojën mbyllur dhe nuk merrej vesh fare. Nëse ka frikë nga SPAK nuk është normale për mua. Ne nuk kemi votuar që është Prokuroria më i fortë se Gjykatësi, por duhet të jetë gjykatësi. Mendoj që është shkelur ligji. Nuk jam akuzuar për vepër penale…Gjykatat tona nuk kanë guxim ta japin…Do shkoj në Gjykatë Kushtetuese do të shkoj edhe në Strasburg. Ne jemi një shtet hibrid sot, dhe mos mendo që do të pranoj një gjyqtar që ka frikë nga SPAK.

Komisioni ad hoc çfarë është? Kryemadhi: E kam kuptuar në statusin e zotit Manjani. A ka nevojë reforma në drejtësi për t’u ristrukturuar? Ndoshta ka.  S’mund të them që ka dështuar 100 %. Kush shikoj që akuzat për incenetarotët ndjej vlerësim për sistemin…

Scroll to Top