Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë nëna

Editor
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në rrugën Dragash-Zhur në Kosovë.

Një grua 42 vjeçe dhe vajza e saj 3-vjeç janë dërguar fillimisht në spitalin e Prizrenit, më pas për shkak të përkeqësimit të shëndetit në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) në Prishtinë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se fatkeqësisht dy nënë e bijë nuk ia kanë dalë dot dhe kanë ndërruar jetë.


 “Më datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës se spitalit rajonal në Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kanë konstatuar emergjenca e QKUK-ës  në Prishtinë, pasi që personi për shkak të lëndimeve është dërguar në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *