Dëshmia tronditëse kundër Diddy: ‘Më vari nga kati i 17’!

Jil
Jil
2 Min Read

SHBA- Personi i radhës që dëshmoi në gjyqin kundër reperit të famshëm, Diddy, ishte Bryana Bongolan.

Kjo e fundit rrëfeu se reperi e kishte varur nga ballkoni i një apartamenti në katin e 17-të dhe se kishte hedhur një thikë drejt shoqes së saj, këngëtares Casandra Ventura (e njohur si Cassie).

Sipas dëshmisë së Bongolan, një natë të shtatorit të vitit 2016, ndërsa po flinte në divan me të dashurën e saj në apartamentin e Cassie-s, dëgjoi trokitje të forta në derë.

Ajo tha se fshehu të dashurën në tualet dhe vetë doli në ballkon. Më pas, Combs hyri në banesë dhe, sipas saj, e kapi, e ngriti dhe e vari jashtë ballkonit.

Prokurorët paraqitën foto të plagëve në këmbën e Bongolan, përfshirë një mavijosje dhe një shenjë shpimi, së bashku me të dhëna që konfirmonin datën se kur i kishte pësuar të tilla dëmtime.

Ajo dëshmoi gjithashtu se kishte parë makthe asaj nate.

Një tjetër incident me thikë

Në një tjetër rast, Bongolan përshkroi se Combs kishte hyrë në apartamentin e Cassie-s dhe kishte hedhur një thikë drejt saj. Cassie, sipas dëshmisë, e kishte marrë thikën dhe ia kishte hedhur mbrapsht, por asnjëra prej tyre nuk ishte lënduar.

Po ashtu, ajo tha se gjatë një seti fotosh në Malibu, Combs iu afrua dhe i tha: “Unë jam djalli dhe mund të të vras”.

“Kam qenë e tmerruar”, tha Bongolan.

Combs përballet me akuza të rënda për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, dhunë fizike, abuzim seksual dhe trafikim qeniesh njerëzore me qëllim prostitucionin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania