
Devoll, 9 gusht 2025 – Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë së Devollit parandaloi përshkallëzimin e një ngjarjeje kriminale në familje, pasi një 24-vjeçar kishte dhunuar bashkëshorten e tij 19-vjeçare në banesën e tyre në fshatin Tren. Autori, i identifikuar si F.H., u kap në flagrancë dhe u arrestua nga forcat policore.
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu të mbajtur pa leje dhe një gjerdan me disa fishekë të saj. Sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, ku 24-vjeçari do të përballet me akuzat për “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.