Dhuna barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, reagon Ilir Meta

Editor
1 Min Read

Presidenti i Partisë së Lirisë, në një konferencë për mediat, ndër të tjera është pyetur nga gazetarët e pranishëm edhe për sulmin e dy ditëve ndaj avokatit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.

Meta e cilësoi si një akt kriminal dhe të qëllimshëm. Ai shtoi se trimërimi i këtyre horrave, vjen nga fakti se shteti është kapur nga një kryehorr.

“Një akt kriminal, akt i qëllimshëm. Nuk ka asnjë justifikim, dihet nga vjen trimërimi i këtyre horrave, nga fakti që shteti është kapur nga një kryehorr”, tha Meta.

Kujtojmë që Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë shëndësore dhe sipas mjekëve të spitalit të Traumës, 72 orët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *