Një 36-vjeçar me inicialet S.N., i cili rezulton banues në Valias ka përfunduar në pranga nga efektivët e Komisariatit numër 5 në Kryeqytet
Sipas edhe komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, 36-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë që materialet tashmë i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin S. N., 36 vjeç, banues në Valias, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Materialet i kaluan Prokurorisë.