Dhu’nimi i Klea Prengës, paraqiten në gjykatë motrat Berisha

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Antonela dhe Mariela Berisha janë paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me sulmin ndaj Klea Prengës në një restorant në kryeqytet.

Motrat u vetëdorëzuan pas incidentit të ndodhur më 16 dhjetor 2024. Gjyakata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për Mariela Berishën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për shkak të përkujdesjes ndaj fëmijës së saj të vogël. Ndërkohë, Antonela Berisha u la në masën “detyrim paraqitjeje”.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin, Mir Pepa.

Pasi zbuluan se kishte shkuar të konsumonte darkë në një nga restorantet e kryeqytetit, ato shkruan dhe e dhunuan fizikisht, e më pas u arratisën.

Dëmin më të madh ia shkaktuan me një gotë qelqi duke i shënjuar plagë të rënda në fytyrë.

Scroll to Top