Dhunohet në mes të rrugës 42-vjeçari në Tiranë

Editor
1 Min Read

42-vjeçari Rigels Kaso është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në mes të rrugës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, burri banues në Bilisht, është dhunuar dhe si pasojë, është dërguar për ndihmë në mjekësore në spital. Ndrëkohë, policia po vijon punën për kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi 42 vjeç, banues në Bilisht. 42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *