
Një efektiv i policisë së qarkullimit rrugor në Kukës është dhunuar nga disa persona, në një ngjarje që dyshohet se lidhet me detyrën e tij.
Mësohet se ditë më parë efektivi kishte ndaluar disa persona gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa sot ata kanë shkuar pranë banesës së tij dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Si pasojë e goditjeve të marra, efektivi është dërguar në spital ku ka marrë mjekim për plagët e shumta. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e sakta të sulmit.