Arrestohen dy persona dhe procedohen dy të tjerë në Fier. Mësohet se janë arrestuar në flagrancë dy persona për dhunë ndaj babait si dhe thyerje të arrestit shtëpiak.
Ndërkohë janë proceduar dy persona të tjerë për përdorimin e faqeve të basteve sportive online në një lokal, si dhe për ndërtime pa leje.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. J., 40 vjeç, banues në F ier, pasi në një lokal në lagjen “11 Janari”, ku ai punonte si kamerier, u gjet dhe sekuestrua një celular me faqe online si ato të basteve sportive. Gjithashtu, për këtë rast u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi A. P., 38 vjeç.
Komisariati i Policisë Fier arrestoi në flagrancë shtetasit:
-E. B., 41 vjeç, banues në fshatin Çerven, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-S. H., banues në Fier, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.
Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 41 vjeç, banues në Divjakë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.