Një 77-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia në Rrogozhinë, pasi akuzohet për keqtrajtim kafshësh.
Rasti u raportua një ditë më parë në media, ku në një video të publikuar, shfaqej i moshuari teksa lidhi me litarë një mace dhe më pas e goditi me një shkop.
“Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë kryen verifikimet dhe në përfundim të tyre u bë identifikimi i autorit të rastit, shtetasit R. B., 77 vjeç, banues në Rrogozhinë. Për 77-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, sipas parashikimeve të nenit 207/c të Kodit Penal”,- njofton Policia.