JiL.al - Jeto i Lumtur

Dhu*noi brutalisht një serb, shqiptari dëbohet nga Zvicra

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një kosovar 23-vjeçar, i cili është rritur në Zvicër, do të dëbohet nga ky vend për pesë vjet, pas një vendimi të Gjykatës Federale që ka miratuar një ankesë nga prokuroria publike e Cyrihut.

Ai u shpall fajtor për sulm të rëndë, pasi rrëzoi një serb në tokë dhe e goditi tri herë me shkelma në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Ky incident ndodhi në gusht të vitit 2020, ndërkohë që i riu ishte ende në periudhën e provës për një dënim të mëparshëm me kusht

Pas fillimit të hetimeve për këtë incident, kosovari dyshohet se ka kryer edhe krime të tjera, duke përfshirë kërcënimin e një punonjësi sigurie, shmangien e kontrollit policor, dhe goditjen e një personi tjetër në fytyrë, gjithashtu në gjendje të dehur.

Gjykata e lartë kantonale e dënoi të riun me 32 muaj burgim të pjesshëm, prej të cilave 10 muaj duhet të vuajë realisht, dhe e dënoi gjithashtu me një gjobë të kushtëzuar.

Ndryshe nga Gjykata e Qarkut, Gjykata e Lartë nuk e dëboi atë nga vendi. Megjithatë, vendimi i Gjykatës Federale ndryshon këtë, duke kërkuar dëbimin e tij për pesë vjet pas përfundimit të dënimit.

Gjykata argumenton se interesi publik për dëbimin e tij tejkalon interesat personale të të paditurit, duke theksuar se dhuna e tij përbën një rrezik për shoqërinë.

Kosovari kishte shkuar në Zvicër kur ishte vetëm një vjeç e gjysmë dhe ka jetuar aty që prej atëherë.

Ai kishte braktisur dy praktika profesionale dhe kishte punuar për një periudhë të shkurtër në biznesin e babait të tij, por marrëdhënia e punës ishte ndërprerë për shkak të marrëdhënies së tensionuar me babanë e tij.

Gjykata Federale thekson se krimet e kryera gjatë periudhës së provës dhe pas hapjes së hetimeve tregojnë se ai paraqet një rrezik të lartë të përsëritjes së veprimeve kriminale.

Për më tepër, ai nuk është i integruar ekonomikisht dhe nuk ka arritur të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme pune, duke mos treguar vullnet për të ndryshuar situatën e tij, raportojnë meditat zvicerane, transmeton Telegrafi.

.

Scroll to Top