Një person ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor në Prishtinë, të cilit i janë shkaktuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Sipas Policisë së Kosovës, janë arrestuar tre të dyshuar, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Në ndërkohë, me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë liruar.
“Lagja e Spitalit, Prishtinë 06.07.2024 – 02:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Më tej thuhet se ve vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.