Dhunoi për vdekje të birin, vihet në prangat e policisë 52-vjeçari

Editor
1 Min Read

Identifikohet dhe arrestohet 52-vjeçari me inicialet Sh.D në Durrës. Një video e publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një burrë teksa dhunon një të mitur ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e Policisë.

Mësohet se burri në video është babai 52-vjeçar i të miturit dhe është arrestuar për veprën penale dhuna në familje.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas duke dhunuar një të mitur, ju informojmë se: 

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë identifikuar dhe arrestuar për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin Sh. D., 52 vjeç, banues në Durrës (babai i shtetasit të mitur).   

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton median dhe qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri, dhe i garanton ata për anonimati të sigurtë dhe reagim të menjëhershëm konform ligjit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *