Dhunonte vazhdimisht nënën e tij e pëson 31-vjeçari

Editor
1 Min Read

N jë 31-vjeçarin shqiptar është dënuar me burg nga gjykata e Heraklion në Greqi pasi akuzohet për dhunë në familje.

I riu shqiptar ushtrone dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij 58-vjeçare.

Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë seancës gjyqësore nëna e 31-vjeçarit, pavarësisht dhunës që ka përjetuar nga i biri, kërkoi që trupa gjykuese të jepte masë më të lehtë për të pandehurin.

Nëna shqiptare 58 vjeç kohët e fundit ka denoncuar pothuajse çdo muaj djalin e saj për dhunë. Por sa herë që çështja shkonte në gjykatë ajo e mbronte atë dhe cikli i dhunës vazhdonte.

Skaq, 31-vjeçari shqiptar rezulton i skeduar në të kaluarën për vjedhje dhe varësi nga droga.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *