Një 52-vjeçar së bashku me djalin e tij 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohen se kanë dhunuar një 53-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë sherri ka ndodhur për motive të dobëta, babë e bir kanë dhunuar rëndfë 53-vjeçarin me mjete të forta. Gjithashtu 53-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin L. K., 52 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 23 vjeç (babë e bir), të dy banues në Bathore, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin F. M., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.