JiL.al - Jeto i Lumtur

Dhunuan një person dhe një tjetër e morën peng

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Korçës ditën e sotme ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e regjistruar një ditë më parë, ku një i ri u dhunua nga disa persona. Sipas njoftimit të policisë janë ndaluar dy persona mes të cilëve edhe 18-vjeçari i plagosur.

I riu ishte së bashku me një 40-vjeçar kanë goditur fizikisht njërin nga personat e shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme, konkretisht 27-vjeçarin me inicialet A. D. Ndërkohë bëhet me dije se janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë ndërsa vazhdon puna për kapjen e tyre.

Njoftimi i plotë:

Korçë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me një konflikt midis disa shtetasve, të ndodhur në lagjen nr. 17, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, vijuan veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore u ndaluan shtetasit: M. J., 18 vjeç (i dëmtuari nga konflikti i djeshëm) dhe A. B., 40 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, disa ditë më parë, dyshohet se kanë goditur fizikisht njërin nga shtetasit e shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme, konkretisht A. D., 27 vjeç, banues në Korçë dhe dyshohet se i kanë hequr lirinë një shtetasi tjetër, ku për arsye hetimore, nuk mund të jepen të dhëna të tjera.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Scroll to Top