Dhunuan nusen në Maliq, arrestohet bashkëshorti

Editor
2 Min Read

Një 31-vjeçar është arrestuar në Maliq, ndërsa babai i tij është proceduar penalisht. Babë dhe bir, Trëndafil Zylfi 51-vjeç dhe Emanuel Zylfi 31-vjeç janë arrestuar nga policia, pasi po dhunonin nusen e 28-vjeçarit.

Mësohet se shkak i dhunës ëhstë bërë xhelozia. Emiliano Zylfi njihej si kontigjent i policisë pasi ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Policia parandaloi përshkallëzimin e një rasti dhune në familje.

U arrestua në flagrancë  31- vjeçari dhe u procedua penalisht 59- vjeçari (babai i 31 vjeçarit).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit të marrë, për një rast dhune në familje kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga veprimet e para rezultoi se shtetasi E. Z.,  pas një konflikti për motive xhelozie, kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga veprimet hetimore rezultoi se dhe babai i  31 vjeçarit shtetasi T. Z., ishte përfshire në konflikt dhe kishte ushtruar dhunë ndaj 28 vjeçares (nuses së djalit).

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë  shtetasi E. Z., 31 vjeç, dhe u procedua penalisht    babai i tij shtetasi T. Z., 59 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *