
SHKODËR- Dy automjete në pronësi të një 35-vjeçari nga fshati Prekal në Shkodër janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës. Blutë bëjnë me dije se dy automjete tip “Benz” dhe “Range Rover”, ishin në përdorim të shtetasit Eduard Ndou të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në afërsi të banesës së tij. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Prekal, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “Range Rover”, në përdorim nga shtetasi E. N., 35 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në afërsi të banesës së tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.