Digjet ‘shtëpia e barit’ në Angli/ Lëndohen rëndë dy shqiptarë nga Tepelena

Jil
Jil
1 Min Read

ANGLI- Një banesë në rrugën Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall, ka shpërthyer në flakë, duke lënë të plagosur katër persona. Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi të hënën, ndërsa autoritetet britanike dyshojnë se shkak i zjarrit është bërë një rrjedhje gazi nga një bombol brenda shtëpisë.

Policia ka konfirmuar se banesa përdorej si ‘shtëpi bari’ për kultivimin e kanabisit. Në vendngjarje u angazhuan 65 zjarrfikës për të vënë flakët nën kontroll, ndërkohë që hetimet janë ende në vazhdim. Dy nga të lënduarit nga zjarri janë shqiptarë nga Tepelena.

Njëri prej tyre ka marrë djegie në 30% të trupit, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë, me 60% djegie dhe po trajtohet në spital. Policia po punon për të dokumentuar tërësisht rastin dhe për të identifikuar të përfshirët në këtë veprimtari të paligjshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al