Dikur në fëmijëri bënte tifo për Milanin, tani Mbappe

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nuk është mister që Kylian Mbappe mbështeti Milan si fëmijë. Në të vërtetë ai ishte një fans mjaft i pasionuar pas kuqezinjve. Këtë e tregon nëna e yllit të PSG, Fayza Lamari, e cila shpjegon për “Gazzetta dello Sport”:about:blank

“Kylian dëshironte të linte përshtypje të mira, përndryshe do tallej nga miqtë tanë. Ai ishte djali i prindërve sportistë, ndaj konsiderohej në qendër të vëmendjes”.

Nëna e ish-fenomenit të Monaco tregon edhe disa anekdota: “Kur vinte në shtëpi fliste vetëm për Milanin. Nëse Milani humbiste, ai mund ta përplaste telekomandën e televizorit dhe të thoshte disa sharje në italisht. Megjithatë, në ‘Play Station’ zgjidhte gjithmonë Real Madridin.

Fanellën e Robinhos e vishte për stërvitje, madje e mbante edhe në shtrat. Ka pasur në fëmijëri fanella të Manchester United, Francës, PSG, Real Madridit. Ai i donte sulmuesit e mëdhenj, por mund të vishte edhe fanellën e Frei nga Rennes. Nëse do na kishin thënë 15 vite më parë, nuk do ta kishim besuar kurrë se ai do të ishte protagonist i PSG-Milan”.

Scroll to Top