Djali i Ilir Metës, Besi, i shoqëruar nga avokati Genc Gjokutaj, ka vizituar sot babain e tij në qelinë e IEVP-së “Mine Peza”.
Pak çaste më parë, djali i Metës dhe Gjokutaj, janë parë në ambientet e burgut “302” në Tiranë, ku pasi kanë ndjekur procedurat janë lejuar të hyjnë brenda.
Djali i Metës mbante në duar edhe një çantë, mesa duket me sende për babain e tij.
Meta u arrestua ditën e sotme te kthesa e Kamzës, pas urdhërarresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK.
Ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi rëndojnë tre akuza, konkretisht për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash të kryera në bashkëpunim.