Djali i legjendës së Rock-ut i merr jetën ish-të dashurës

Editor
2 Min Read

Djali i rokerit legjendar, Doug Clifford, është arrestuar në dyshim të vrasjes së ish-të dashurës së tij dhe një personi tjetër, trupa të cilët u gjendën rreth 40 km larg njëra-tjetrës. Vrasësi në fjalë është Bernt Clifford, i cili u prangos të mërkurën nga policia e Kalifornias ku u akuzua fillimisht se ka vjedhur identitetin e personave të tjerë.

Hetimi ndryshoi në momentin kur policia zbuloi të enjten trupin e pajetë të një gruaje në një humnerë pranë autostradës “Mount Rose”, që shpejt u identifikua si ish-e dashura e tij, Patricia Wright. 48-vjeçarja u shpall e zhdukur në datën 5 gusht nga familja e saj, ku sipas dëshmitarëve të shumtë hera e fundit që u pa ishte me partnerin. Pak momente më vonë trupi i një personi tjetër, Andrew, u gjet i pajetë të paktën 40 kilometra larg viktimës së parë.

Sipas hetuesve mendohet se Bernt i ka marrë jetën me 9 gusht për t’i marrë makinën me të cilën u arratis nga vendngjarja. Lëvizjet u regjistruan nga kamera të shumta rrugore. “Ende nuk ka të dhëna për motivet e vrasjes së dyfishtë, por dedektivët janë duke marrë në intervistë çdokënd që mund të ketë informacione mbi ngjarjen”, u shpreh një nga policët kryesorë në një konferencë të enjten. I dyshuari tashmë është në burgun “Placer County”, ku mendohet se do të vihet pas hekurave për të paktën 25 vite, pa mundësi për lirim me kusht.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *