‘Do ju hapim barkun me p’lumba!’ Tmerr në Shkodër. Dy persona kërcënojnë postbllokun e forcave ‘Shqiponja’

Jil
Jil
1 Min Read

Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës janë kërcënuar nga dy persona.

Teksa ndodheshin në një postobllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar. Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekie te tyre duke arritur që t’i ndalojnë.

Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës. Janë të paqarta arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë.

Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania