Moderatorja e ka pyetur deputetin Luçiano Boçi nëse do të kandidonte në atë që është konceptuar si pjesa e pasigurt e listës zgjedhore, pra si kandidat në dy të tretat e listës.
Në përgjigjen e tij, Boçi është shprehur se pavarësisht ndarjes që bën kryetari i partisë, deputetët nuk duhet që ta shohin pozicionim në listë si një mundësi për të kapur një vend pune, por si një detyrë publike.
Pjesë nga emisioni:
Luçiano Boçi:-Unë këtu kam ardhur të mbroj vendimin e Partisë Demokratike. Beteja politike dhe listat nuk janë vende pune për deputetët. Deputeti është detyrim publik që e merr në saj të përkrahjes së votuesve. Shprehja e këtij partizanizmi në një moment kur jemi ende në diskutim është thjesht një kurjozitet gazetaresk dhe unë nuk bie në këtë kurth gazetaresk.
Moderatorja: -Jo, nuk është kurjozitet gazetaresk. Ka shumë deputetë që sot e kanë komentuar preferencën e tyre, disa për shembull thonë që duan të jenë tek lista e sigurtë…
Luçiano Boçi: -Duhet të balancoj mirë edhe vendimetbe mia personale, edhe vendimet politike të partisë. Kjo është ajo pjesa që na bën të ecim sa më gjatë edhe drejtë në një forcë politike.