Dodik dekororon homologun e tij Orban në Bosnjë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryeministri hungarez, Viktor Orban u nderua me medalje nga udhëheqësi serb i Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik me rastin e festës së ndaluar kombëtarëve të serbëve të Bosnjës më 9 janar.

Një medalje e njëjtë iu dha edhe presidentit rus Vladimir Putin një vit më parë. Gjatë fjalës së tij, Dodik u shpreh se Viktor Orban është shembulli sesi mund të ruhet dhe mbrohet një shoqëri dhe familje.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u nderua me medalje nga udhëheqësi serb i Bosnjës dhe Hercegovinës Milorad Dodik me rastin e festës së ndaluar kombëtare të serbëve të Bosnjës më 9 janar.

“Jam i sigurt se në të ardhmen do të festojmë së bashku sukseset tona të përbashkëta dhe ndërkohë do t’i kushtojmë vëmendje çdo fjale të thënë nga ju”– tha Dodik.

Ndërsa Orbani e përshkroi veten si një person që kujton kohën kur territori ku përfshihet edhe Bosnja, quhej Jugosllavi.

“Kur korniza e ekzistencës së një kombi ndryshon, jo në avantazhin e tij, dhe ai duhet të gjejë vendin e tij në botë. Pavarësisht se ku janë kufijtë, serbët dhe hungarezët po kujdesen për njëri-tjetrin, çështja nuk është se shtetet tona janë fqinj, por se popujt tanë janë fqinj” tha ndër të tjera kryeministri hungarez.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top