Dogji sipërfaqe me pemë dhe ullinj, procedohet 78-vjeçari

Editor
1 Min Read

Një i moshuar rreth 78 vjeç është proceduar në Elbasan për shkak se ndezi zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri dogji sipërfaqe me pemë dhe ullinj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i hetimeve të kryera për rastet e zjarrvënieve, identifikuan autorin e dyshuar të një rasti, shtetasin 78 vjeç, banues në fshatin Valas, për të cilin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të shkrirë dy tuba plastike që i përdorte për vaditje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe toke me pemë frutore dhe ullinj.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *