JiL.al - Jeto i Lumtur

Dosja e “21 Janarit”, Gjykata e Lartë tërhiqet për vendim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata e Lartë është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me dosjen e “21 janarit”.

Në Gjykatën e Lartë u shqyrtua kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës, i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të cilët kërkojnë që dosja e ’21 janarit’ t’i kalojë SPAK.

Sakaq prokurori Alfred Shehu në deklaratën e tij u shpreh se SPAK nuk ka regjistruar kallëzim penal por vetëm regjistrim kallëzimi duke theksuar mes tjerash se për këtë arsye nuk duhet të pranohet rekursi i Rajmonda Nikës, trashëgimtare e Aleks Nikës që mbeti i vrarë më në protestën e 21 janarit në 2011.

Mes tjerash ai nënvizoi se që prokurori të ngrejë akuzë duhet të zhvillojë një hetim të thelluar.

Gjithashtu ai tha se pavarësisht ngjarjes së rëndë nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të veçantë që të jetë kompetencë e SPAK.

Scroll to Top