Dhjetëra forca policie dhe RENEA kanë shoqëruar Dritan Dajtin në varrimin e nënës se tij, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.
Ceremonia e varrimit u krye në Tufinë. Më pas, Dajti u kthye në ambientet e burgut të Peqinit ku vuan dënimin, një dënim ende i diskutueshëm dhe në proces gjyqësor, pasi dënimi me 25 vite burg ka përfunduar, ndërkohë që i Dajti e cilëson të paligjshëm vendimin për burgim të përjetshëm.